Historiani i fiksuar pas Napoleonit, masakron dhe vret me thikë të dashurën e tij studente
Një historian i lartë ushtarak rus dhe ekspert i historisë së Napoleonit në mënyrë dramatike u deklarua fajtor në gjykatë për vrasjen dhe copëtimin e të dashurës së tij studente.
Profesori Oleg Sokolov, 64 vjeç, qëlloi Anastasia Yeschenko, 24 vjeç, e cila po studionte për doktoraturë. Trupi i saj i copëtuar u gjet në lumin Moika në Shën Petersburg. Sokolov deklaroi se ai e vrau studenten pasi ajo ofendoi katër vajzat e tij nga martesa e tij e hershme dhe e sulmoi atë me një thikë.
Ai gjithashtu i tha gjykatës që studentja e tij e doktoratës Yeschenko, kishte një të dashur ‘kriminel’ tani të kërkuar nga Interpol i cili po kërkonte ta vriste atë për të vjedhur banesën e tij luksoze të qytetit.
‘Unë e pranoj fajin për vrasjen dhe shpreh pendimin për veprën time,’ i tha ai gjykatës, duke pranuar gjithashtu armëmbajtjen pa leje. “Unë isha si një ushtar që humbi në fushën e betejës, duke mos ditur çfarë të bëja,” tha ai nga kafazi i gjykatës.
Top Channel