Historia e padëgjuar e shqiptarit të famshëm në Itali/ Besford Koni: Jeta ime si në filma

Besford-Koni-2

Besford Koni është muzikanti dhe Dj shqiptar i njohur në Itali, i cili tërheq vëmendjen për stilin e veçantë edhe si një fotomodel i modës së lartë. I pranishëm në festat sekrete të stilistëve me famë botërore, ai rrëfen jetën e tij si një film. I lindur nga prindër shqiptarë dhe i rritur nga një zonjë italiane jeta e tij mori tjetër kthesë kur nisi të luajnte si DJ. Në këtë intervistë të parë për revistën “Story”, Ai rrëfen bashkëpunimet me emrat më të mëdhenj të muzikës botërore, çfarë mendon për shqiptarët Bebe Rexha e Noizy, pse hoqi dotë nga “Big Brother Vip” në Itali, pjesëmarrjen në festat private të stilistëve më të mëdhenj të botës, femrat dhe veshjet e tij fantastike…

Besford-Koni-4

Dj Besford ti bën përshtypje me profilin e një artisti shumë të veçantë. Cila është karriera jote ne Itali?

Në fakt më duhen ende vite që unë të kuptoj peshën e frazës “artist i vërtetë”, edhe pse mendoj se në një mënyrë apo tjetër të gjithë mund të jemi artistë të vërtetë në çdo fushë. Por me një kusht vetëm nëse atë që bëjmë, e bëjmë me dashuri të vërtetë.

Je shqiptar, po mund të na rrëfesh fillimet e tua në tregun muzikor italian?

Unë kam ardhur në Itali në moshën 8-vjeçare. Prindërit e mi të vërtetë janë shqiptarë. Por vitet e para që isha në Itali u rrita nga një zonjë italiane, të cilën tani e konsideroj nënën time të dytë. 10 vite më parë nisa të punoja me disqet në lokale vendore me një synim të qartë për të punuar, dhe jo sepse isha i nxitur nga ai që mund të konsiderohet “pasion i vërtetë”. Synimi im për t’i hyrë kësaj rruge ishte thjesht sepse një DJ më dukej “cool”, dhe mbi të gjitha sepse ai është gjithmonë në qendër e vëmendjes, dhe unë me të vërtetë e desha dhe ende adhuroj që gjithmonë të jem qendra e vëmendjes. Më pas do e përshkruaja profesionin e Dj si dashuri të ngadaltë, por pasionante. Vendet e para ku fillova të lëvizja dhe të bëhesha i njohur si Dj, ishin në afërsi të shtëpisë ku banoja. Më pas unë avancova, i nxitur nga “etja” për të dalë me çdo kusht në tregun e muzikës, e kështu u bëra i njohur në qytete të mëdha si; Bologna, Milano, Roma, Firence etj. Me tëj mora ftesa për të luajtur në disa prej club-eve më prestigjioze të Barcelonës si një DJ rezident për rreth dy vjet.

Në koncertet ku ke performuar kush janë artistët me famë botërore, me të cilët ke njohje apo miqësi?

Duke pasur parasysh se vetëm 4 vjet më parë fillova të ndërmarr hapat e parë në prodhimin e disqeve, më duhet të them që jam plotësisht i kënaqur me atë që kam arritur deri më tani. Bashkëpunimi i parë i madh ishte me amerikanin Mr.V, i cili ishte zëri i shumë rekordeve të suksesshme në club-e. Nga atje bashkëpunimet e mia u shtrinë me artistë nga e gjithë bota (Franca, Gjermania, Hollanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, etj), mes tyre edhe me Adam Clay (autor i shumë hit-eve), për të cilin unë e di që shpesh vjen i ftuar në mjaft evente në Shqipëri. Produksioni ynë titullohet “Loë & Sexy” (këngë melodike e muzikës pop) që ka pasur mbështetjen e të gjitha radiove italiane dhe ndërkombëtare. Të tjerë disqe të mi, të destinuara në botën e EDM janë mbështetur vazhdimisht nga artistë si; David Guetta, Martin Garrix, Benny Benassi, Afrojack e shumë të tjerë.

Ç’mund të tregosh për famën që ke arritur përtej Italisë?

Dy vjet më parë isha në Australi, veçanërisht në Melburn dhe unë hapa koncertin e OneRepublic, ndërsa luaja krah për krah me Ëill.I.Am (që duhet ta theksoj) sepse ai përveç të qenit një këngëtar i suksesshëm i grupit “Black Eyed Peas”, është gjithashtu një DJ i madh. Një vit më parë (pak e dinë këtë) fillova një bashkëpunim me Pitbull. Ai e pëlqente bazën time të latinizmit në muzikën house, kështu që donte të përpiqej ta këndonte. Pasi ishim në një pikë të mirë për të finalizuar idenë e projektit, ai u ndalua nga shtëpia e tij diskografike, sepse sipas tyre, albumi ishte pak larg stilit të tij. Kështu që tani po përpiqem ta bëj paksa më të butë dhe më të përshtatshëm për tregun evropian.

Njihesh si Dj-i i preferuar i stilistëve të njohur në botën e modës. Çfarë lidhjeje ke ti me modën?

Po, i disa markave ndërkombëtare luksoze, duke përfshirë; Bvlgari, Max Mara, Just Cavalli, Marc Jacobs, Luxottica, Louis Vuitton, Hermes, Dolce&Gabbana, dhe të tjerë pak më pak të rëndësishëm. Madje shpesh jam i ftuar në festat e tyre private me numër të kufizuar të ftuarish, në vende shpesh të fshehta. Sa i përket modës në mënyrë specifike, them se ajo luan një rol themelor në evolucionin e muzikës. E them kët pasi për mua imazhi duhet të mbështetet nga muzika, dhe muzika duhet të përkthehet në imazh.

Besford-Koni-3

Njihesh me Dj, muzikantë apo artistë nga Shqipëria dhe me cilët prej tyre?

Për fat të keq, jo shumë dhe kjo edhe për shkak të kohës së kufizuar që kam në dispozicion për të ndjekur televizion. Por shpesh vëllai im Leonardi (i cili me të vërtetë më përkrah shumë), përpiqet të më bëjë të njoh e të informohem me disa prej tyre, për shembull do të përmendja Noizyn. Por do të veçoja një artiste me origjinë shqiptare që e takova disa vjet më parë në Londër, Bebe Rexhën. Një vajzë që përveç të qenit shumë e bukur, është me të vërtetë e talentuar dhe me një karizëm të veçantë. I gjithë suksesi që ajo ka tani është shumë i merituar.

Ke menduar ndonjëhere të bëhesh pjesë e garave muzikore apo spektakleve në Shqipëri, dhe ku konkretisht?

Deri tani unë kurrë nuk kam menduar për këtë, edhe për faktin që siç thashë unë nuk shikoj shumë TV. Por duhet të them se do të doja të kthehesha në vendin tim dhe të merrja pjesë në ndonjë format televiziv. Ndoshta për shkakun se vitin e kaluar, me dëshirë unë duhej të hiqja dorë nga “Big Brother Vip”, në Itali për arsye shëndetësore.

Besford-Koni-5

Je i dashuruar, dhe kush është femra që të tërheq si magnet ty?

Jo, sepse jam i zënë me njohjen e një personi tjetër … pra veten time. Unë mendoj se të gjithë ne para se t’i dedikohemi një historie dashurie, duhet të bëjmë një studim intensiv të vetes. Vetëm më vonë mund të jemi të lirë të “hedhim veten” në ndonjë histori. Në çdo rast, vajzat shqiptare i shoh shumë të këndshme.

Pozat si model i vërtetë, ku fokusi i aparatit fikson detaje si trupi yt me muskuj, zinxhirët në duar apo vathët e gjatë që të prekin supet prezantojnë një tjetër anë tërheqëse tënden si mashkull. Për çfarë të vlerësojnë si imazh në Itali?

Aktualisht kam edhe një karrierë të vogël si një model/foto model në një agjenci të njohur në Sydney. Në fakt, veshjet e seteve të mia fotografike si Dj kurrë nuk ia lë rastësisë. Gjithmonë kujdesem për këtë pjesë, sepse mendoj se detajet me të vërtetë bëjnë diferencën. Ashtu si një DJ mikson këngë pas kënge me një kuptim logjik, kështu duhet të jetë edhe pamja e artistit. Çdo gjë e kam të studiuar në detajet minimale. Shpesh i kujtojmë njerëzit për gjestet e tyre, për qëndrimet e tyre….Ndaj kur unë jam shpesh në udhëtimet e mia, më pëlqen kur dikush tregon gishtin nga unë dhe thotë:”Po çfarë dreqin pask ka veshur???”.

Dukesh sikur jeton në luks, je pasuruar nga muzika?

Ajo më bëri shumë të pasur në atë që mësova se çfarë do të thotë të investosh në pasionin tënd, të mos flesh me ditë e net të tëra, të mos hash, të mendosh se çfarë të tjerët duan e pëlqejnë në përpjekje për t’u rritur personalisht dhe profesionalisht, duke filluar me gjëra të vogla. Mund të them që puna ime më bën të jetoj me dinjitet, sepse tani me të vërtetë nuk më mungon asgjë.

Disa hobe që ke veç muzikës?

Po, më pëlqen futbolli, udhëtimet e gjata me makinë në terrene pothuajse të pashkelura … dhe femrat. Faleminderit për intervistën! Viva la mia terra, viva l’ALBANIA sempre! /Story.al/

Besford-Koni-6 Besford-Koni-1