Hileja e shishes: Eksperti tregon si të zbuloni nëse partneri ju tradhëton!

Një burrë ka ngjallur një debat të ashpër në internet pas pretendimeve se një hile e tij me një shishe uji mund të ekspozojë nëse dikush është i pabesë. Daniel Hentshcel, nga LA, u bë viral në TikTok gjatë fundjavës kur ndau mënyrën e tij të pazakontë të testimit të partnerëve.

Ylli i mediave sociale – i cili krenohet me 995,000 ndjekës në platformë – u bëri thirrje shikuesve të merrnin një shishe uji nga një dyqan bamirësie.

“Blini një shishe uji të përdorur nga Goodwill që teorikisht mund t’i përkasë kujtdo”, ka shkruar ai. Më pas, rekomandon ta vendosni atë diku në makinën e partnerit tuaj dhe të pretendoni se sapo e keni parë aty. Duke i udhëzuar shikuesit saktësisht se çfarë të bënin më pas, Danieli u thotë që t`ia dorëzojnë shishen partnerit e t`i thonë: “Merre shishen tëndë të ujit”.

Nëse partneri nuk ka asgjë për të fshehur, menjëherë do të thotë se shishja nuk është e tij, thotë tik tok-eri. “Nëse ndërkohë tradhëtojën, për të mbuluar gjurmët, do të thonë se shishja është e tyre”, vazhdon ai. Kjo metodë sipas Danielit, mund të përdoret edhe me sende të tjera në shtëpi. Videoja e tij grumbulloi më shumë se 7 milionë shikime përgjatë 24 orëve.

Bordo