Me hijab në plazh, modelja myslimane me stilin e saj në revistën e njohur
Halima Aden po bën historinë në vitin 2019-të, në numrin e ri të revistës “Sports Illustrated” që publikohet me 8-të Maj.
Modelja 21-vjeçare dhe aktivistja, është e parë modele myslimane që del e veshur me hijab në këtë revistë të njohur. “Numri i kësaj reviste paraqet një modele të mbuluar e cila me vetëbesim mund të qëndrojë krah grave të bukura që vishen në rroba banje dhe e dëshmon se ato mund ta përkrahin njëra tjetrën, shkruan Prive.
Gratë myslimane duhet ta dinë se për to ekzistojnë rroba banjot dhe edhe ato mund t’i bashkohen ndonjë ekipi notarësh dhe të marrin pjesë në klasat e notit në shkollë apo të shkojnë me miqtë e tyre në plazh”, ka thënë Halima.