“Hiç po rri, po ngrof p***in”! Përgjigjja +18 e Anna Likës në televizion

Në emisionin e Rudina Dembacajt “Mos i fol shoferit”, është regjistruar një incident shumë komik mes prezantueses së këtij program dhe rivales së saj në spektaklin e kërcimit “Dance with me”, Anais Lika. Ndërsa i ftuar në taksinë e saj ishte balerini Graciano Tagani, prezantuesja i ka kërkuar të telefonojë aktoren Lika, një prej mikeshave të tij të ngushta. Por në fund ishte vetë Rudina ajo e cila ka bërë telefonatën. Kur e pyeti çfarë po bën, aktorja duke mos e ditur që është në xhirim, është përgjigjur paksa në mënyrë banale, sigurisht në kuadrin e shakasë. “Hiç po rri, po ngrof p***in”! ishte përgjigja e Anës, e cila ka shkaktuar të qeshura shpërthyese mes Rudinës dhe Gracianos. Por duke qenë se Ana ka një natyrë shumë e hapur dhe pa komplekse, jo vetëm që nuk është vënë në siklet, por ishte ajo vetë që publikoi në Instagramin e saj videon e emisionit.