Hëna e plotë sjell shumë drama, ja ç’do t’ju ndodhë nga 28 Janari
Në 28 Janar Hëna do të jetë e plotë në shenjën e Luanit dhe prisni drama, debate dhe këto sepse nuk po e lini pas të shkuarën. Nëse nuk ecim përpara, universi e bën për ne!
Dashi – Dashuria është në ajër për ju megjithatë ju prish punë fakti që nuk bëni kompromise. Përpiquni të kuptoni partnerin dhe ndjenat e tij/saj. Duhet të gjeni një pikë të përbashkët që kjo të funksionojë.
Demi – Zemra është aty ku ndodhet shtëpia. Gjatë Hënës së plotë do largoheni nga dramat që do ndodhin. Fikni telefonin dhe shkëputuni! Relaksohuni në shtëpi dhe lërni të tjerët të merren me problemet e tyre.
Binjakët – Të duhet një pushim! Po punon kaq shumë sa po rraskapitesh. Po, duhet të mbarosh detyrat që ke, por lëri për më vonë sepse gjatë Hënës së plotë duhet të pushosh.
Gaforrja – Kuletën do e keni plot dhe do doni t’i shpenzoni këto para për veten. Megjithatë jo kaq shpejt! Kurseni ca të holla. Nuk i dihet kurrë çfarë mund të ndodhë.
Luani – Të duket sikur nuk po merr vëmendje sa duhet. Mos u mërzit pse nuk t’i kthejnë mesazhet përnjëherë. Miqtë e njerëzit e tu të dashur mendojnë për ju, thjesht janë të zënë!
Virgjëresha – Është e vështirë kur dëshiron t’i fusësh në udhën e duhur të gjithë ata që po veprojnë gabim. Por para se të flisni pyesni veten nëse vërtet mund t’i ndihmoni apo thjesht do shtoni më shumë dramë.
Peshorja – Është koha të vendosni disa limite në shoqëri. Mund të jetë e vështirë sepse ju jepni gjithçka nga vetja. Por do të ndiheni me vetëbesim kur të kuptoni se edhe njerëzit tuaj të afërt ju duan edhe kur nuk jeni aty për ta.
Akrepi – Punët po vendosen në vijë dhe po veproni me plan. Por përpara se të ecni përpara me projektet profesionale, mendoni nëse ja vlen i gjithë mundi. Nëse jo, vendosi një qëllim tjetër vetes.
Shigjetari – Ndiheni të ngecur dhe po kërkoni një aventurë edhe pse nuk është koha e duhur. Hipni në makinë dhe bëni një udhëtim. Ose bëni një shëtitje në lagjje. Thjesht bëni diçka për të ndryshuar ditën.
Bricjapi – Ju e dini që egoja juaj krijon debate. Në vend që të ngjisni shkallët për të qenë të parët, përpiquni të bashkëpunoni me grupin. Ose të paktën tregojini që jeni mirënjohës që po ju ndihmojnë në rrugën drejt suksesit.
Ujori – Përpara se të përfshiheni në dramat e punës, ndaloni një moment dhe mendoni. E vërteta është që keni më shumë gjëra të mira për të bërë. Fokusohuni tek diçka më produktive.
Peshqit – Është momenti që me Hënën e plotë t’i kushtoni kohë vetes. Bëni një dush të nxehtë, meditoni ose flini herët. Merrni energji dhe kënaqni veten.