Harrojeni të merrni ndonjë dhuratë, këto 4 shenja e urrejnë Shën Valentinin
Çdo vit më 14 shkurt, bota ndahet në dy kampe: ata që festojnë ditën e Shën Valentinit dhe duan të blejnë patjetër diçka (lule ose një dhuratë) për partnerin e tyre dhe ata që e konsiderojnë këtë ditë krejtësisht klishe. Nëse partneri/partnerja nuk ju ka suprizuar ende për sot, fajin e ka shenja e tij e horoskopit. PKëto janë 4 shenjat e Horoskopit që e urrejnë Shën Valentinin.
Virgjëresha
Virgjëresha është e organizuar, jashtëzakonisht e përgjegjshme dhe realiste. Për të dita e Shën Valentinit me kalori të panevojshme ëmbëlsirash dhe lulesh që do të thahen brenda pak ditësh duken një budallallëk. Ajo preferon të blejë diçka që zgjat në kohë ose të bëjë një investim të sigurt për të ardhmen.
Presioni për të blerë një dhuratë të përsosur ose për të organizuar një mbrëmje të paharrueshme u shkakton shumë stres të lindurve në shenjën e Akrepit. Në fund të fundit, për të dashuria nuk shprehet vetëm në një ditë, por gjithmonë.
Bricjapi
Bricjapi është i përgjegjshëm, i vendosur dhe i disiplinuar, por mund të jetë edhe pesimist dhe nuk i pëlqen t’i thonë se çfarë të bëjë. Kjo shenjë nuk dëshiron të bëjë shpenzime të panevojshme. Ai nuk e pëlqen ditën e Shën Valentinit, sepse ndien një presion për t’u sjellë në një mënyrë të caktuar.
Ujori
Ndonëse Ujori është i zgjuar, miqësor dhe krijues, ai mund të jetë edhe paksa i shkëputur emocionalisht ndonjëherë. Mund të harrojë se është Shën Valentin dhe nuk e bën me qëllim. Nëse frymëzohet dhe bëhet romantik për këtë ditë, me siguri do të bëjë një gjest të madh që do të jetë vërtet unik. Megjithatë, nëse ai ndihet nën presion të përgatisë diçka, ai ndoshta do të jetë indiferent.