Guardiola e pranon: E provuam 4 vite rresht, dështim nëse nuk e fitoj Championsin as këtë sezon
Që pas largimit nga Barcelona, Pep Guardiola nuk ka arritur dot të fitojë Ligën e Kampionëve. E provoi me Bajern Mynihun, si dhe e provoi për katër vite rresht me Mançester Sitin por dështoi të fitonte Championsin.
Këtë rradhë ka një shans të mirë për ta fituar Kupën me veshë të mëdhenj, pasi në këtë edicion nuk do ketë ndeshje kthimi. Mançester Siti fitoi ndeshjen e parë në Spanjë kundër Real Madridit 1-2 dhe tani presin madilenët në Angli. Nëse kualifikohen atëherë nuk do ketë më ndeshje kthimi pasi kualifikimi do vendoset me ndeshje teke. Së fundmi Pep Guardiola ka dhënë një prononcim për “DAZN” në lidhje me këtë temë . “Tentuam vitin e parë, të dytin, të tretin, të katërtin, e kemi provuar çdo vit.
Sigurisht që do jetë dështim nëse nuk e fitoj as kësaj here. Nuk e di se çfarë tjetër mund të provoj nëse nuk fitoj Championsin këtë sezon”, përfundoi Guardiola.