Grupi ikonik U2 organizon koncert surprizë në metronë e Kiev-it

Ylli irlandez i rock-ut, Bono dhe kitaristi “The Edge” kanë mbajtur një koncert surprizë në metro në qendër të Kiev-it. Këngëtari i U2 vlerësoi luftën e vendit për “liri” dhe shprehu gjithashtu lutjen e tij “për paqe”. Nga një platformë stacioni, ikona 61-vjeçare e rock-ut këndoi klasikët “Sunday Bloody Sunday”, “Desire” dhe “With or without you”. “Njerëzit në Ukrainë nuk po luftojnë vetëm për lirinë e tyre, por për të gjithë ne që e duam lirinë”, theksoi Bono gjatë një pushimi. Këngëtari i referohej këtu edhe konflikteve të kaluara në Irlandë dhe problemeve me një fqinj më të fuqishëm. “Ne lutemi që së shpejti të shijoni pak nga ajo paqe”, shtoi Bono.

Shfaqja u zhvillua para një turme të vogël fansash, duke përfshirë anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës të veshur me uniforma ushtarake. Më pas, së bashku me një grup ushtarësh, ylli i rock-ut këndoi këngën “Stand by me”, duke e kthyer në “Stand for Ukraine”.

Që nga fillimi i viteve ’80 anëtarët e U2, si grup dhe individualisht, kanë bashkëpunuar me muzikantë, artistë, të famshëm dhe politikanë të tjerë. Kjo, për të trajtuar çështjet e varfërisë, sëmundjeve dhe padrejtësisë sociale.