Gruaja më e bukur në botë del ajo që ka fiksuar edhe shqiptarët! Kush na qenka…

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, është zgjedhur gruaja më e bukur në botë për vitin 2021, sipas një sondazhi të bërë pak ditë më parë në revistën britanike “Glamour UK”.

Revista bëri të ditur se Hande ishte pjesë e listës së “100 fytyrave më të bukura të vitit” dhe për herë të dytë është shpallur aktorja më e bukur.

Sipas “Glamour UK”, 27-vjeçarja ndjek një rutinë të veçantë të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës, siç është pirja e një sasie të madhe uji gjatë ditës, për të ruajtur shkëlqimin e lëkurës dhe për ta pasur atë gjithmonë të hidratuar.

Duke u nisur edhe nga postimet e shumta që aktorja ndan në mediat sociale, vihet re që Hande e fillon ditën me stërvitje.

Sa i përket partnerit të Hande Erçel, Kerem Bürsin, vitin e kaluar u rendit i 38 -ti në listën e burrave në “Golden Face Line Actor”./abcnews.al