“Gruaja ime më mahnit në seks edhe pas 20 vitesh…”/ Psikanalisti i njohur Massimo Recalcati flet për lirinë erotike dhe jo vetëm!
Pas 20 vitesh dashuri me gruan e tij Valentina Grimaldi psikanalisti i njohur Massimo Recalcati është shprehur se është e mundur të bësh dashuri me të njëjtin person gjatë gjithë jetës. Ka një kohë, veçanërisht ajo e rinisë, e cila me të drejtë duhet t’i kushtohet zhvillimit dhe dijes. Disa lidhje që krijohen në shkollë dhe vazhdojnë për dekada i ngjajnë më shumë lidhjeve familjare sesa lidhjeve erotike. Massimo thotë për Corriere della Sera se:
Liria erotike mund të jetë gjithashtu liria për të zgjedhur gjithmonë të njëjtin trup me kusht që në këtë trup të jem gjithmonë në gjendje të gjej diçka të re. Gruaja ime më mahnit edhe sot, më befason. Çiftet që kanë vështirësi janë ata që duan të ndajnë gjithçka. Përkundrazi, mendoj se lidhja e një çifti mund të zgjasë nëse është në gjendje të ndajë të pandashmen… Kjo është ajo që na ndodh në marrëdhënien tonë… Unë vazhdoj ta dua sepse edhe sot ajo është e padepërtueshme për mua, një e panjohur, një mister. Nga njëra anë ekziston tendenca shkencore për t’i konsideruar trupat sikur të ishin makina të lubrifikuara nga dopamina. Nga ana tjetër ekziston ideja e marrëdhënieve konsumuese pasi ne konsumojmë mallra të të gjitha llojeve. Jemi mësuar të mendojmë se ndryshimi i një objekti të vjetër me një objekt të ri sjell kënaqësi, ndërsa ne psikoanalistët e dimë mirë se një gjë e re thjesht sjell të njëjtën pakënaqësi. Në shoqërinë konsumatore që çdo gjë konsumohet në kohë të përshpejtuar, përfshirë dashurinë dhe seksin. Mënyra se si i perceptojmë gjërat lidhet dhe me mënyrën se si perceptojmë dashurinë.