Gruaja e Xhihan lë në hije aktorin e famshëm, eleganca e saj rrëmben vëmendjen
Aktori turk, Erkan Petekkaya, është i njohur për publikun shqiptar në rolin e Xhihan në serialin “Fate të kryqëzuara”. Aktori në këtë film njihet për karakterin e fortë dhe një baba shumë i përkushtuar për fëmijët e tij. Edhe në jetën reale Erkan është po aq i përkushtuar. Ai prej vitesh është i martuar me Didem Petekkaya, me të cilën ka një djalë të quajtur Canos. Erkan është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh publikon foto me familjen e tij. Në një foto të publikuar pak orë më parë aktori shfaqet i veshur serioz së bashku me bashkëshorten e tij e cila ka tërhequr vëmendjen e komentuesve, thuhet në një shkrim të Info Kosova. E veshur me fustan të zi dhe këpucë mjaft elegante ajo ka marrë një numër të madh komentesh komplimentuese nga fansat e bashkëshortit.