Gratë që nuk kanë moshë. Cilat janë dhe ç’mund të mësoni prej tyre?
Eshtë folur shumë për “gratë e pamoshë”, të lindura midis fillimit të viteve 80 dhe fundit të viteve ’90, që janë rritur duke zbuluar gradualisht teknologji të reja. Tani, megjithatë, ka mbërritur brezi i tyre, njerëz pa moshë që kanë fituar një vend në shoqërinë moderne. Njerëzit “pa skadencë”, të cilët nuk merakosen për moshën e tyre.
Gratë e pamoshë janë pjesë e një brezi, të bashkuara nga të ndjerit njësoj. Këtu nuk është mosha që ka rëndësi, por mendësia. Ato janë gra kurioze dhe të vëmendshme ndaj teknologjisë, por edhe me një vizion global të problemeve dhe mundësive. Gra në dashuri me jetën. Një shembull i famshëm? Jennifer Aniston.
Gratë e pa moshë janë të forta, kurioze në të gjitha moshat, gjithmonë të azhornuara dhe në hap me teknologjinë.
Me gra të pamosha, nënkuptohet një gjendje mendore. Kushdo mund të jetë, edhe ato të lindura në vitet 2000. Termi u krijua nga sipërmarrësja Gina Pell, e cila ofron këtë përkufizim: «Gratë e pamosha janë kurioze dhe gjithmonë në lulëzim, të të gjitha moshave, ato janë të vetëdijshme për atë që po ndodh në botë. Ato janë në hap me teknologjinë dhe kanë miq të të gjitha moshave».
Gratë e pamosha janë krijuese, me vetëbesim dhe pasionante. Ato angazhohen dhe kanë një mënyrë tërësisht globale të të menduari. Për më tepër, ato tejkalojnë kufijtë e vet duke ndërmarrë rreziqe. Lady Gaga është një shembull i shkëlqyer.
Shembuj të tjerë të famshëm? Jennifer Lopez, Michelle Obama, Sarah Jessica Parker, Julia Roberts, Claudia Schiffer.
Mund të jesh dhe ti
Për të qenë grua e pamoshë, nuk duhet të jesh njeri i famshëm, edhe ti mund të jesh dhe mund të mësosh nga jeta e tyre.
Ajo që dallon këto gra, përveç krijimtarisë dhe hapjes ndaj risive, është se mund të lidhen ose të jetojnë pa rrjete sociale dhe internet, siç bëhej vite më parë. Pa u sëmurë prej tyre.
Gratë e pamosha i jetojnë marrëdhëniet në 360 gradë, pasi ato janë në gjendje të krijojnë marrëdhënie me kontakt të drejtpërdrejtë, dhe jo vetëm përmes mediave sociale.
Jetojnë jetën në maksimum
Të gjitha mund të jenë të tilla, në gjendje të jetojnë jetën e tyre deri në maksimum (dhe mbi të gjitha) offline. Pra, ju që jeni mbi 36 vjeç, mos u shqetësoni për hendekun e brezave. Dhe jini krenare që ndiheni kështu: të forta, kokëforta, këmbëngulëse, të durueshme. Të pamosha!