Granit Xhaka, romantiku i fundit uron bashkëshorten me fjalët e një poeti
Që pas publikimit të fotove të dasmës madhështore, Grantik Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, kanë qenë tepër aktivë në rrjete sociale. Edhe pse totalisht i dedikuar pas karrierës së tij si futbollist, Graniti ka vërtetuar se është një bashkëshort shumë i përkushtuar ndaj familjes.
View this post on InstagramPer vajzen e cila me ndihmoje ta kuptoj definicionin e jetes ne thelb. Ditelindja jote eshte nje dite shume speciale per mua dhe shume e rendesishme per ne te dy. Te dua shume bukuroshja ime, zemra ime dhe vete jeta ime. Shpresoj qe te gjitha deshirat tua te plotesohen, te uroj qe te gjitha endrrat e tua te behen realitet. Shume urime ditelindjen dhe se bashku te festojm te gjitha ditelindjet tjera. Te dua♥️ @leonita.x
Në ditën e ditëlindjes së Leonitës, futbollisti shqiptar ka vendosur t’i bëjë asaj një urim publik, me një video dhe një shkrim shumë romantik. “Për vajzën që më ndihmoi ta kuptoj definicionin e jetës në thelb. Ditëlindja jote është një ditë shumë speciale për mua dhe shumë e rëndësishme për ne të dy, shkruan Who. Të dua shumë bukuroshja ime, zemra ime dhe vetë jeta ime. Shpresoj që të gjitha dëshirat e tua të plotësohen, të uroj që të gjithë ëndrrat e tua të bëhen realitet. Shumë urime ditëlindjen dhe së bashku të festojmë të gjitha ditëlindjet e tjera. Të dua”, ka shkruar Graniti krahas videos, duke prekur të gjithë ndjekësit e tij me fjalët e ëmbla. Duke parë këtë urim, jemi kuriozë të dimë çfarë dhuratash do të marrë Leonita nga bashkëshorti i saj.