Granit Xhaka pushime përrallore me bashkëshorten, shikoni si argëtohen në Afrikë
Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita nuk ngurojnë që ta shprehin hapur dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin. Madje mund të themi se nga dedikimet dhe fotografitë që publikojnë së bashku ata janë me të vërtetë një nga çiftet më simpatikë. Në fillim të këtij viti Xhaka dhe Leonita i dhanë fund beqarisë së tyre pas 3 vitesh lidhje.
Normalisht që Graniti është shumë i angazhuar me punën e tij në futboll, ama ai gjen kohë për të shijuar edhe disa ditë pushimi me partneren e tij. Të dy janë zhvendosur për pak ditë në një nga vendet më të bukura të Afrikës së Jugut, në Morocco. Vetë Leonita ka postuar në ‘Instagram’ disa video, ku duket se sa shumë po i shijojnë pushimet në prani të njëri-tjetrit. Gjithashtu vihet re se muzika shqiptare është shoqëruesja më e mirë e këtyre ditëve pushimi, sipas Who. Graniti shihet se po kënaqet shumë duke kërcyer valle me këngët popullore të Shqipërisë.