Graciano Tagani largohet nga trupa e Albi Nakos, zbulon ku ka shkuar


Prej shumë vitesh ai ka qenë pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos, por ditën e djeshme balerini Graciano Tagani ka njoftuar se do të nisë një aventurë të re. Ai ka postuar një foto me logon e spektaklit “Dancing with the stars”, duke lënë të kuptohet që tashmë do të jetë pjesë e këtij spektakli. Ish-lojtari i “Big Brother” do të jetë çift me nje personazh të njohur në garën VIP. Se kush do të jetë ajo ende nuk dihet.