Gold Ag, reperi kosovar bëhet baba në ditën e shënuar dhe emri nuk mund të ishte më i veçantë

Me foton më të bukur, reperi kosovar, Arian Gushi ose ndryshe Gold Ag ka dhënë lajmin se është bërë baba për herë të parë me një djalë.

“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë. O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje. Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë. Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë. Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit. Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri…O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues”, ka shkruar Gold Ag krah fotos ku ka zbuluar dhe se emrin e të birit e ka lidhur me kuptimin e veçantë dhe të bukur të datës 28 nëntor,  ku festohet pavarësia, dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ditëlindja e Adem Jasharit.

Pas ardhjes në jetë të Guerilit këto duhet të jenë ditët më të lumtura për Arianin, i cili në krahë mban frytin e tij të dashurisë së bashku me partneren./revistawho.com