Goditi për vdekje me thikë të dashurin teksa fliste me familjarët në video-telefonatë, 40-vjeçarja filmon të dashurin teksa ndërronte jetë
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Indonezi. Një 40-vjeçare e identifikuar si Emmy Pakpahan ka goditur disa herë me thikë të dashurin e saj, Matt Harper teksa fliste në një video-telefonatë me familjarët e tij. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre.
Miqtë e Matt, i cili punonte për firmën e hoteleve luksoze “Karma”, thanë se ai kishte qenë në një lidhje me të dashurën e tij, Pakpahan që nga korriku i kaluar.
Nga ana tjetër 40 vjeçarja, e lindur në Indonezi, por me nënshtetësi amerikane nga një martesë e mëparshme, i tha policisë se Matt vrau veten. Ajo u tregoi hetuesve një video të tij duke ndërruar jetë në dyshemenë e shtëpisë në Bali, pak çaste pas sulmit.
Pakpahan e filmoi vetë pamjen nga jashtë shtëpisë, duke pretenduar se Matt kishte mbyllur dyert dhe kishte dëmtuar veten qëllimisht. Teksa po qan në klip ajo dëgjohet të thotë: “Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Nuk e di, nuk e di.”
Në një video të çuditshme në mediat sociale, ajo ka filmuar veten duke falënderuar miqtë dhe familjen për “mbështetjen” e tyre pasi u publikua lajmi për vdekjen e tij.
Ajo i thotë: “Natyrisht që jam e trishtuar. Dhe nëse nuk dëgjoni nga unë, nuk është sepse nuk dua të përgjigjem, por më duhet kohë për t’i përpunuar gjërat. Ju lutemi mos besoni asgjë derisa të dalë një deklaratë nga departamenti i policisë.”
Megjithatë, policia e Balit e ka arrestuar atë me dyshimin për vrasje.
Ish-e dashura e viktimës në Bali, Allin Efashion, i tha The Sun: “Isha me të para se të takohej me Emmy-n. Ai ishte një zotëri i përsosur, një burrë i kujdesshëm dhe i dashur. Ai ishte dashuria e jetës sime. Nuk mund ta besoj se ai ka ikur. Ai më dërgoi mesazhe vetëm disa ditë para se të vdiste, duke thënë se e urrente Emmy-n sepse ajo i shkatërroi jetën dhe i vinte keq që më la. U prehtë në paqe.”
Miq të tjerë zbuluan se kishin frikë për sigurinë e Matt në javët para vdekjes së tij.
Ata e përshkruan Pakpahan si një të dashurën “psikopate”, e cila është akuzuar në grupet e Bali në Facebook si një mashtrues seriale që ka vjedhur të huajve me dhjetëra mijëra paund.
Matt mendohet se ka mbërritur në Bali nga Gloucester në shkurt 2020. Ai mori një punë me grupin e hoteleve dhe shpesh shpërndante video dhe foto në mediat sociale të jetës së tij “të ëndërrueshme” në ishullin indonezian.
Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme dhe Commonëealth tha mbrëmë: “Ne jemi në kontakt me policinë indoneziane në lidhje me vdekjen e një britaniku në Bali dhe po mbështesim familjen në këtë kohë të vështirë”.