Gjithmonë në modë, aktori i njohur shqiptar zbulon ndryshimin e fundit në ‘look’

Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani ka publikuar pak më parë në llogarinë e tij në ‘Instagram’ me mamanë e tij.

“Gëzuar ditën e femrave”, ka shkruar Destani në foton e fundit ku shfaqet me nënën e tij. Ajo çfarë bie në sy nga ky postim është dhe ‘look-u’ i Blerimit, i cili shfaqet me flokë të gjatë dhe të kapur.

Në postimin e aktorit kanë komentuar ndjekës të ndryshëm që kanë uruar 8 marsin, ndërsa një pjesë e tyre kanë komplimentuar dhe Blerimin.

Kujtojmë se Destani është zhvendosur prej disa kohësh jashtë Shqipërisë, duke ndjekur karrierën e tij si një aktor mjaft i suksesshëm./revistawho.com

View this post on Instagram

Happy women’s day ❤️ #womensday

A post shared by Blerim Destani (@blerimdestani) on