Gjiko dhe Elita në pritjen e ëmbël, por vëmendjen e merr i vogli

Premtimet e një babai ndaj fëmijës së tij janë ato më të bukurat. Njësoj si ky i fundit nga Gjiko për vogëlushin e tij, Zëri. “Do bëj gjithçka që të shoh ty të qeshësh”, ka shkruar ai krah fotos me të birin gjatë setit të fundit të realizuar në muajt e fundit të shtatzënisë së Elitës.

Vëmendjen e ndjekësve e ka marrë si çdo herë tjetër ciltërsia e Zërit, por dhe pamja e çiftit, e cila nuk ka zhgënjyer me ‘look-un’ që kanë zgjedhur kësaj here.
Dy partnerë në krim si Elita dhe Gjiko, të cilët shumë shpejt presin të bëhen prindër për herë të dytë me një vajzë./revistawho.com