Gjërat pozitive që ndodhin në jetën tuaj, kur largoni njerëzit negativë

Shumë prej nesh varen ose kanë njerëz negativë në grupin e miqve. Karakteristika e zakonshme e këtyre lloj njerëzve është zilia, thashethemet, ligësia dhe ankimi i vazhdueshëm. Të qenit në kontakt me këta lloj njerëzish shpesh na bën të ndërlikojmë jetën tonë dhe gjithashtu atë të atyre përreth nesh. Në fakt, vetëm për të dhënë një shembull, këta janë njerëz që, edhe nëse ndodh diçka e bukur, parashikojnë që diçka e keqe mund të ndodhë së shpejti, pa e shijuar as momentin magjik.

Largoni njerëzit negativë

Nëse situata na lejon, do të ishte mirë të largojmë njerëz negativë larg nesh dhe atyre që janë pranë nesh. Do të shihni që shumë gjëra do të ndryshojnë për mirë dhe do të përfitojnë shëndeti juaj, së bashku me qetësinë.

Përfitimet që do të merrni duke u larguar nga këta lloj njerëzish:

Gjendja e përgjithshme e jetës do të përmirësohet

Universiteti i Mjekësisë në Pittsburgh zbuloi se njerëzit optimistë kanë më pak shanse të zhvillojnë sëmundje metabolike (siç janë hipertensioni dhe diabeti) sesa ata pesimistë. Dhe nëse këta njerëz “pesimistë” rrethohen me njerëz me karakter helmues, shanset e tyre për t’u sëmurë rriten.

Nuk rrezikojmë të sëmuremi nga depresioni

Sipas revistës Psycology Today, ata që shoqërohen me njerëzit negativë kanë një shans të lartë për të asimiluar negativitetin dhe për këtë arsye depresionohen. Pra, le të qëndrojmë larg këtyre njerëzve që shohin “pak” në gjithçka.

Ne forcojmë sistemin tonë imunitar

Optimizmi dhe të qenit pozitiv ndihmon për të mbajtur larg sëmundjet duke promovuar dhe forcuar sistemin tonë imunitar.

Optimizmi ndihmon në kapërcimin e stresit

Njerëzit që janë përgjithësisht optimistë arrijnë të mbajnë larg situatat stresuese. Në fakt, ata që janë pozitivë mund të përballen me zhgënjimet e jetës, duke arritur ta kthejnë lehtësisht faqen dhe të harrojnë situatat e pakëndshme që kanë përjetuar. Njerëzit negativë, nga ana tjetër, mposhten, duke mos arritur të shërohen shpejt.

Burimi / https://www.spaziodonnamagazine.com/