Gjendet trupi i britanikut kur ‘parashikuesja’ 6000km larg në Kaliforni u tregoi policëve ku të kërkonin (fotot)
Nëna e një të riu britanik, trupi i të cilit u gjet pas sugjerimeve të një ‘shërueseje telepatike’ në SHBA, thotë se është e bindur se i biri nuk ka vrarë veten.
Babai i dy fëmijëve Alex Holland, 27 vjeç, u zbulua me fytyrë poshtë në një pellg uji nga një shëtitës qeni, tre muaj pasi ishte zhdukur.
Nëna e tij Rachel Holland, 50 vjeçe, beson se Alex nuk do të kishte vrarë kurrë veten e tij.
Ajo thotë se ka folur me një shëruese psikike Mary Lawton Johnson – e cial banon më shumë se 6000 km larg në Kaliforni – e cila thotë se kishte “krijuar një lidhje telepatike” me të birin e saj pasi “e kishte parë në një cep rruge”.
Ndërmjetësuesja, e cila nuk ka qenë kurrë në Britani, thotë se kishte nisur të kishte vizione të të riut me fytyrë poshtë në ujë.
Mary thotë se i ka dërguar 12 email-e policisë dhe familjarëve të burrit, në të cilat qartësoheshin harta me zonat e ujit ku duhej kërkuar për të.
Por policia kishte refuzuar të kontrollonte në zonat e sugjeruara nga Mary derisa trupi i Alex u gjet, tregon nëna e tij Rachel.
Ajo thotë se Alex kishte vetëm një këpucë kur trupi i tij u gjet, ndërsa tjetra u gjet disa metra larg makinës që ai kishte me qira, më shumë se 2 km larg në Kent, në lindje të Britanisë.
Deri tani hetimet dhe autopsia ende nuk mund të konfirmojnë shkakun e vdekjes së 27-vjeçarit.
Ndërsa vizionarja Mary thotë: “Më vjen mirë që çështja është një verdikt i hapur dhe mund të hetohet në cdo kohë. Ndjehem e mpirë, ndjehem se kam humbur birin tim përgjithmonë”.
“Sinqerisht besoj se është vrarë im bir”.
“Ai u gjet në ujë por më mushkëritë e tij nuk ka ujë. Unë besoj se ishte i vdekur kur është vendosur aty”.
Në kohën e vdekjes së tij Alex jetonte me prindërit e tij pasi ishte ndarë nga gruaja.
Nëna e tij Rachel e pa për herë të fundit në 28 nëntor kur i kërkoi të zgjonte të atin në mëngjes pasi duhet të shkonte te dentisti.
Kur u kontaktua nga një mik i familjes, shëruesja Mary i dërgoi Rachel email-e dhe harta ku detajohej vendi i trupit të Alex, duke treguar se ai ishte vrarë.
Rachel thotë: “Unë ia tregova këto policisë që prej fillimit, por policia nuk më besonte”
Policia e Kent thotë se kanë bërë hetime të gjera mbi vdekjen e Alex por shumë detaje të çështjes mbeten ende mister.
Top Channel