Gigi Hadid & Laetitia Casta nudo për kalendarin e 2019-ës

Ajo është kthyer në një nga modelet më të suksesshme ditët e sotme. Dhe tashmë 23-vjeçarja Gigi Hadid pozon krah ikonës së bukurisë për kalendarin e 2019-s, të realizuar nga Pirelli. Në këtë kalendar do të jetë edhe aktorja franceze, 40-vjeçarja Laetitia Casta, e cila pozon nudo e shtrirë të krevat. Me temën “Duke ëndërruar”, Gigi pozon e veshur me rroba banje trup gjysmë e shtrirë në një divan. Në foton bardh e zi modelja ka hedhur shikimin diku tej, teksa shfaqet disi e menduar.

Gigi-Hadid-1

Ndërsa në një tjetër foto, 23-vjeçarja qëndron e ulur në tavolinë me dizajnuesin, Alexander Wang. Fotoja më ikonë është ajo e modeles franceze, e cila qëndron nudo e shtirë në krevatin e mbuluar me kuvertën me printe leopardi. Fotografi Albert Watson tregon se përmes këtyre imazheve përcjell aspirimin e katër grave dhe këmbënguljen e tyre për të arritur qëllimet, ku secila ndjek ëndrrat dhe pasionet e saj, sipas IconStyle. Gigi portretizon një personazh që është ndarë nga partneri, jeton e vetme dhe ka Alexander-in mikun më të besueshëm. Ndërsa Laetitia luan rolin e një piktore që jeton në një apartament-studio me partnerin. Të dy ëndërrojnë për suksesin: Ajo si një artiste, ai si një balerin./Burimi:Daily Mail