Gigi Hadid dhe Zayn Malik bëhen prindër, ndajnë emocionet e para me fjalët më të ëmbla
Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e kanë ndarë vetë çifti në Instagram.
“Vajza jonë erdhi pranë nesh këtë fundjavë për ta ndryshuar botën tonë. E dashuroj kaq shumë”, ka shkruar modelja, teksa ka ndarë një foto bardh e zi të dorës së vogëlushes. Ndërsa, Zayn duket shumë i emocionuar në dedikimin e tij, duke i kushtuar kështu fjalët më të ëmbla së bijës. “Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur. Të provosh të shprehësh me fjalë se si po ndihem tani do të ishte një detyrë e pamundur. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim. Mirënjohës që e njoh dhe krenar për ta quajtur timen dhe mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku”, ka shkruar Zayn.
View this post on InstagramOur girl joined us earth-side this weekend and she’s already changed our world. So in love🥺💕
As Gigi, as partneri nuk kanë zbuluar ende emrin e së voglës. Por, me siguri ata kanë zgjedhur një emër sa të veçantë, aq edhe me kuptim. Fansat e çiftit po presin me padurim! /News31