“Gëzuar ditëlindjen djalit më të çmendur!”, Rona Nishliu uron bashkëshortin

Bashkëshorti i këngëtares Rona Nishliu feston sot ditëlindjen. E në këtë ditë të veçantë për njeriun e saj të zëmrës, këngëtarja ka vendosur që të bëj një dedikim publik për të. “Gëzuar ditëlindjen djalit më të çmendur dhe më të dashur!”, shkruan Rona bashkëngjitur me foton ku ajo shfaqet krah bashkëshortit të saj, shkruan Panoraa Plus. Ndërkohë kujtojmë që çifti u martua në fillim të shtatorit në një ceremoni private larg syrit të medias, brenda rrethit të ngushtë familjarësh e miqsh.