Getoari po bën gati diçka që do na drithërojë (shpresojmë për mirë)

Reperët zgjedhin shpeshherë të lënë mesazhe të koduara në llogaritë e tyre, duke lajmëruar projektet e reja muzikore apo bashkëpunimet.

Edhe Getoar Selimi ka zgjedhur të publikojë fotot e një tigri dhe luani të gjakosur, pas të cilave ka shkruar: “Është koha përr të ulëritur”.

Selimi nuk ka zbuluar se për cfarë bëhet fjalë konkretisht, ndonëse gjithë këto kohë ka zgjedhur të flasë pak rreth muzikës.

Projekti i tij i fundit muzikor është ‘Zhytem’ në bashkëpunim me Majk i cili numëron 21 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com