Getoar Selimi rrëfehet për herë të parë në ‘Zemër Luana’: Kur lindi Marget zbulova për sëmundjen time!

Mbrëmja e sotme ka qenë mjaft e veçantë dhe speciale në “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës në Tv Klan. Të ftuarit e kësaj mbrëmje kanë qenë Getoar Selimi dhe MC Kresha.

Dy reperët janë vendosur përballë në një sfidë përsa i përket prindërimit, duke qenë se tashmë të dy janë prindër.

Teksa dy vogëlushet u bënin pyetje, një ndër pyetjet për Getin ishte: Cili ka qenë mendimi i parë kur ke marrë Marget në krahë? Për herë të parë Geti ka treguar se teksa Marget po lindte ai ka zbuluar për një sëmundje të tijën të rëndë për të cilën sot është gjithçka në rregull, ama në momentin e parë që ka marrë Marget në krah ka harruar çdo gjë dhe ka menduar se çdo gjë do shkojë në rregull.

Ka qenë ky një moment mjaft emocionues, edhe pse Geti nuk ka dashur ta prek më tej këtë moment, gjithsesi ishte një rrëfim tepër i ndjerë. /tvklan.al