
Getoar Selimi braktisi koncertet për Vitin e Ri, ja ku u arratis me Marinën
Nuk ka qenë prezent në asnjë koncert as në Kosovë e as në Shqipëri për Vitin e Ri. Mungesa e Getoar Selimit u vërejt në klubet e natës, megjithatë këtë vit ai ia paska dedikuar tërësisht familjes. Geti bashkë me gruan e tij, moderatorin Luana Vjollca qenkan arratisur të vetëm për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Prive. Dyshja e famshme, si pa u vënë re kanë ikur për në Las Vegas, e prezencën e tyre atje e kanë shoqëruar me imazhe të pakta në rrjete sociale, shkruan Prive. Madje edhe Vitin e Ri dy të dashuruarit kanë pritur në SHBA, nën mijëra dritat e qytetit të famshëm amerikan.
