Getoar Selimi arratiset me motrat Vjollca në destinacionin e shtrenjtë të Zvicrës
Motrat Marina dhe Luana Vjollca janë bashkuar për pushime super luksoze pas ndarjes për punë në ekrane të ndryshme. Ato pobëjnë pushimet dimërore në një prej vendeve më të shtrenjta në botë, pikërisht Saint Moritz të Zvicrës, vend në të cilin kohë më parë pushoi kryeministri Ramush Haradinaj, pushim i cili ishte komentuar shumë dhe këngëtarja Bleona Qereti. Në Instagram, Marina dhe Luana kanë postuar pamje nga vendi ku po qëndrojnë, e që u shfaqen duke u skijuar.Duket se kjo është një surprizë e bashkëshortit të Marinës, Getoar Selimi, i cili po ashtu ka postuar foton e tij në Instagram.