Gerta Shino e “Big Brother 9”: Me Denisin ishte lidhje me marrëveshje, por tani kam gjetur mashkullin e duhur
E qeshur, energjike dhe shumë e shoqërueshme ishte Gerta Shino në shtëpinë e “Big Brother 9”, si një nga lojtaret e edicionit të fundit. Ndërkohë që pranoi të luante çift me Denisin nga Elbasani, djalin që e njohu në audicionet e “BB”, disa muaj pasi loja ka përfunduar, agjentja e marketingut ka të reja nga jeta private. Ajo ka lënë përfundimisht Shqipërinë duke nisur një jetë të re në Norvegji me të dashurin nga Kosova, djali të cilin e njohu para dy vitesh e tani po jetojnë lidhje të konsoliduar. Për revistën “Story” Gerta nuk e fsheh sigurinë për lidhjen e saj. Pyetjes nëse po bashkëjeton me partnerin dhe a kanë plan të martohen, Gerta i përgjigjet: “Po, po bashkëjetojmë në Norvegji, por planet për më tej normalisht që vijnë vetë me kohën. Sa për martesën është ende herët për ta thënë, por besoj që kam gjetur të duhurin”, tha ajo. Ajo tregoi se arsyeja e zhvendosjes në Norvegji, ka qenë pikërisht i dashuri, pasi të dy kanë vendosur të jetojmë në këtë vend të qetë. Historia e njohjes me të dashurin nga Kosova nisi para më shume se dy vitesh gjatë sezonit të verës, që kur i prezantoi një shok i përbashkët. Pyetjes nëse ka marrë një urim nga ish-partneri për lojën e “Big Brother”, Denisi, Gerta iu përgjigj për “Story”:”Mesa di unë nuk është lidhur, por më ka uruar që në fillim për lidhjen time të re”. E për të shuar një kuriozitet pyetjes se si do e përkufizonte lidhjen e saj me Denisin para kamerave në shtëpinë e “Big Brother” ajo iu përgjigj: “E kemi thënë dhe më parë që lidhja jonë ishte një “marrëveshje” për të luajtur bashkë. Ajo që shumica e çifteve kishin me njëri-tjetrin”. (qesh)