Gentian Zenelaj merr lule anonime për ditëlindje, miqtë i përmendin dashnoren

Gent-Zenelaj-2

Gentian Zenelaj është moderatori i njohur i programit investigativ “Stop” në “Klan TV”. Aktori që shoqërin Saimir Kodrën në programin e “Klan” ka postuar sot në Instagram një foto me dhuratën e ditëlindjes ndërsa shkruan: “ Kur rë vjen një tufë lulesh nga një dorë e panjohur, por që duhet ta hedhësh në Instagram që dora e panjohur që ti as nuk e ke idenë gjasme se kush është ta marrë vesh që ti i more lulet”. Statusin e mbyll me emoji ku duket se po qesh me lot, ndërkohë nuk kanë munguar komentet po me humor të miqve, një prej të cilëve i shkruan: “Paske zënë dashnore e qerata”. Kuptohet që me këtë postim ai bën pak ironi me fenomenin e luleve anonime tek vajzar e Instagramit. Sa për Gentin atij ndoshta i ka dhuruar lulet bashkëshortja për të cilën është shprehur se duhen shumë dhe janë prindër të një djali e një vajze.