Genti Lako denoncon Elsa Lilën për vjedhje: ”Turp që e merr pa leje!”

Genti Lako është autor e kompozitor i njohur për bashkëpunimet me këngëtarë si; Kastro Zizo, Besa Kokëdhima, Greta Koçi, etj. Ditën e sotme ai ka ndarë me publikun një status, që lidhet me këngëtaren, Elsa Lila. Sipas tij kjo e fundit ka vjedhur këngën hit të kompozuar nga ai, me titullin “Buzët më ishin tharë”. “Miqtë e mi, pas “Zonja dhe zotërinj” që më vodhën në Serbi pa të drejta, ma vodhën edhe këtë këngë. Turp që e merr pa leje! S’po na lënë të vdesim rehat!”, ka shkruar Genti, bashkëngjitur këngës në fjalë, që mban të njëjtin titull ndërsa është interpretuar nga këngëtarja që jeton në Itali, Elsa Lila dhe Piero Fabrizi. Dihet që çështja e të drejtave të autorit është një problem ende i pazgjidhur në Shqipëri. /Story.al/