Genta Ismajli shtatzënë? Zbulohet si qëndron e vërteta pas videos që qarkullon në rrjet
Këngëtarja Genta Ismajli është në pritje të ëmbël për herë të parë dhe po shijon muajin e dytë të shtatzënisë. Ky ishte lajmi i ditës së djeshme, nisur nga burimet e emisionit të mëngjesit në televizionin T7. Kaq ka majftuar që ndjekësit të ishin tepër të vëmendshëm për çdo lëvizje të këngëtares, e cila ende nuk ka konfirmuar asgjë publikisht.
Ajo ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në një event, ku u fotografua nga ndjekësit dhe në rrjet po qarkullon kjo video ku përflitet për barkun e rrumbullakosur.
Në fakt nëse Genta është në muajin e dytë të shtatzënisë, do ishte e pamundur të evidentohej barku i rrumbullakosur, prandaj më shumë ka të bëjë fustani i veshur apo këndi i fotove. Burime për “Revista Who” kanë konfirmuar këtë të fundit, duke thënë se këngëtarja nuk është shtatzënë. /News31