Gent Fatali rrëfehet për këngëtaren: Unë s’e kam të dashur Samantën, e kam thjesht…

Reperi nga Kosova Gent Fatali ishte i ftuari i kësaj të enjte në PopCulture, ku foli për jetën e tij private por edhe atë profesionale. Lidhur me lajmet e publikuara në portale për një lidhje dashurie midis tij dhe këngëtares Samanta Karravella, reperi u përgjigj: “Unë nuk e kam të dashur Samantën. E kam thjesht mikeshë. Ka pasur edhe raste kur më kanë bezdisur, flas në këtë rast kur unë doja të bashkëpunoja me Era Istrefin. Nuk më pëlqen fakti që mediat i thonë gjërat ashtu si ata duan, kur në fakt nuk janë të vërteta”. Lidhur me marrëdhënien e tij me këngëtaren kosovare, Era Istrefi, për të cilën reperi është përfolur se nuk shkon mirë ai u përgjigj: “Me Erën unë shkoj shumë mirë. Kam miqësi”.I pyetur nëse do të krijonte një lidhje dashurie me një fanse të tij Genti u përgjigj: “Nëse fansja është e bukur, por edhe me fat, pse jo mos të krijoj një lidhje me të”. Edhe pse aktualisht është single, Gent Fatali u përgjigj se asnjëherë nuk do ti rikthehej një lidhjeje të kaluar: “Çfarë ka përfunduar mbetet aty. Asgjë nuk kthehet pas”. Reperi gjithashtu foli edhe për shpenzimet që ai bën në jetën e përditshme, duke theksuar se për veshjet nuk shpenzon shumë: “Veshja më e shtrenjtë në gardërrobën time është vetëm 100 Euro”. Nëse do të bashkëpunonte me dikë, Genti u përgjigj se janë shumë, pasi edhe në Kosovë edhe në Shqipëri bëjnë muzikë të mirë. Genti për PopCulture zbuloi se shumë shpejt do të sjellë edhe projektin e tij muzikor. Kujtojmë që Genti dhe Samanta paten shumë sukses në bashkëpunimin e tyre për klipin “Na e dina”. /Story.al/