Gent Fatali prezanton të dashurën gjatë momenteve romantike në ashensor
Gent Fatali është përfolur prej kohësh për një lidhje me një vajzë brune. Identiteti i saj është zbuluar më herët nga mediat kosovare, të cilat kanë shkuruar se bëhet fjalë për Rozafën, motrën e Loredanës.
Genti në intervista pak më të hershme u shpreh se është ‘goca e hallës’, por nga foto e fundit që ka publikuar, duket qartë që lidhja mes brunes dhe reperit është e fortë. Komentet nga fansat kanë qenë të shumta, po ashtu edhe komplimentat.
Genti ka zgjedhur të mos shkruajë asgjë poshtë fotos, duke lënë imazhin të flasë, por ky postim është padyshim konfirmimi i shumëpritur i lidhjes, shkruan Who. Edhe pse fotografia nuk është shumë e qartë, ajo është shkrepur gjatë momenteve romantike të çiftit në ashensor.