Genës i ndalohet hyrja në Amerikë?
Këngëtarit shqiptar Gena i është ndaluar hyrja për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas informacioneve dhe dokumenteve që ka siguruar Gazeta Metro, arsyeja përse Gena nuk mund të udhëtojë drejt SHBA-ve lidhet me faktin se nuk ka paguar tatimet për koncertet e shumta që ka mbajtur atje. Para disa kohësh, një ndalesë të tillë ka patur edhe këngëtari Afrim Muçiçi. Me sa duket tani Ambasada Amerikane do të fillojë të praktikojë masa të tilla ndalimi tek secili këngëtar që do të mundohet të marrë vizë turistike, për të mbajtur koncerte në SHBA./Lapsi.al