Genc Prelvukaj një kunj për kolegët

Nuk e dimë me kë e ka, por këngëtari Genc Prelvukaj sapo i hodhi benzinë zjarrit në rrjete sociale.

Ai pretendon se e inçizojnë fshehtas në studion e tij muzikore, duke i vjedhur projektet.

Për më tepër, këto projekte lançohen nga të tjerë persona, por në mënyrë të dobët, siç thotë Genci.

“Ne studio tek ne, shpesh vijne disa njerez, na afrohen fshehtar te dera, na incizojne punen, dmth i vjedhin idete, motivohen, marrin shembull, pastaj kthehen e i realizojne ne studiot e tyre ato qe i degjojne. Gjithsesi nxitojne per ti nxjerre para nesh. Mua sme vjen keq, sepse me kete pune treojne sa te medhenj e te pashterrshem jemi ne, e sa te harxhuar jane ata. E vetmja gje qe me vjen keq eshte qe i realizojne tmerresisht dobet”, ka shkruar këngëtari.