Gazmend Paja padit kompaninë, kërkon 46 mijë Euro dëmshpërblim
0
Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Gazmend Paja e ka nisur vitin 2018-të me një padi në Gjykatë. 46 mijë Euro dëmshpërblim i ka kërkuar aktori një kompanie karburantesh, e cila sipas kërkesë padisë nuk ka përmbushur kushtet e kontratës dhe detyrimeve kontraktuale të nënshkruara me të. Paja, i cili është bërë imazh i kompanisë dhe ka realizuar spotin publicitar, nuk ka marrë pagesën sipas kontratës. Për këtë marrëveshje të shkelur, aktori i njohur i “Portokalli-së”, i është drejtuar Gjykatës dhe ka kërkuar 46 mijë Euro dëmshpërblim. Nga sa shkruajnë mediat, aktorit i ishin premtuar 1.100 Euro për të qenë imazh i reklamës të kësaj kompanie, por nuk i është shlyer detyrimi. Në këto kushte, Paja kërkon 46 mijë Euro dëmshpërblim. Kërkesa pranë Gjykatës është bërë më 9 janar, në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar dëmshpërblim për mospërmbushjen e detyrimit kontraktor për pagimin e shërbimeve dhe kamatat ligjore, mbi këtë shumë deri në ditën e ekzekutimit të vendimit. Çështja do të gjykohet në bazë kontratës së nënshkruar nga të dyja palët, sipas së cilës, kompania duhet t’i kishte dhënë aktorit 1.100 Euro për rolin e tij në këtë reklamë.