Gazetarja: Një vajzë e njohur e showbiz-it shkoi si eskortë në Dubai për 600 mijë euro!
Gazetarja Anduena Llabani zbuloi në emisionin “Bilardo” se është gati plani për ndërtimin e 5 burgjeve të reja në Shqipëri, të cilat do të jenë të vendosura në disa nga qytetet kryesore të vendit.
Do ndërtohen 5 burgje të reja. Plani është gati, janë gjetur edhe tokat, është bërë edhe struktura. Kapacitetet e burgjeve jo vetëm janë plot, por janë shumë të amortizuara. Përpos që mungon standardi dhe niveli njerëzor për të qëndruar brenda, ka edhe një numër shumë të madh punonjësish policie që duhet të shërbejnë dhe ka një kosto të lartë. Janë 5 qytete të mëdha ku do ndërtohen këto burgje.
Tirana do ketë, Vlora, Fieri, Durrësi, edhe dy qytete nga Veriu. Do të ndërtohen 5 burgje të mëdha ku do të futet i gjithë kontingjenti që është aktualisht”.
Llabani vuri në dukje se drama e shqiptarëve si popull është s’e s’do të ketë kurrë sodisfaksion nga drejtësia, sepse ende merret më së shumti me të shkuarën.
Drama jonë si popull është që s’do arrijmë kurrë të kemi sadisfaksion nga drejtësia. E di pse? Sepse akoma zbulojmë ngjarje dhe episode të shkuara. Flasim me ish, ish-drejtori i Policisë, ish-shefi i Rendit. Me të tashmen po ecim me hap liliputi, ndërsa me të shkuarën po i marrim vesh gjërat, por ngjarje që kanë ndodhur këtu e 5 vjet, këtu e 7 vjet. 20 mijë punonjës të policisë janë mangët sot që flasim. Në muaj japin dorëheqjen 20-50 punonjës policie”, tha ajo.
Ndër të tjera ajo tregoi se një vajzë e showbiz-it shqiptar shkoi në Dubai si eskortë për një shifër 600 mijë euro.
“Shumë femra të njohura të showbiz-it, modele, të bukura, ishin eskortat më të preferuara në Dubai. Një jurist, avokat, tregonte në një rreth tavoline që një femër shumë e njohur e showbiz-it ishte kërkuar nga një shqiptar për 20 mijë euro. Ishte kontaktuar, edhe vajza shqiptare i kishte thënë ‘jo’ për 20 mijë euro nuk pranoj. ‘OK’ i kishte thënë për 600 mijë euro. M’u duk si legjendë. Unë kam parë edhe videon ku femra që flitej ishte në jaht me personin që e kishte kërkuar dhe shifra ishte ajo. 600 mijë euro qëndrim vetëm me ty”, tha gazetarja.
Gazeta Tema