Gazetari i njohur shpërthen në lotë gjatë emisionit, ç’i ndodhi me vajzën në Paris
Gazetari i njohur i emisionit “Natë me Xhaxhiun”, Rezear Xhaxhiu ishte i ditën e sotme në programin “Kush vjen për drekë”, në “betejë gatimi” me këngëtaren Valbona Mema. Xhaxhiut iu bë një surprizë gjatë emisionit, që e bëri të mos mbante dot lotët. Vajza e tij, Loris e cila prej 5 vitesh jeton në Paris e ka surprizuar të atin në një videomesazh duke zbuluar se në marrëdhënien e tyre babë e bijë dreka kishte një rëndësi speciale. Loris tregoi se të dy i kushtonin shumë rëndësi këtij vakti dhe më herët e konsumonin gjithnjë bashkë duke parë lajmet. Drekat e tyre ishin të shoqëruara gjithmonë me lajme, që nisnin te “Top Channel”, siç tregoi më pas Xhaxhiu, vazhdonin te “Tv Klan” e përfundonin tek “Vizion Plus”. E bija nuk e kuptonte maninë e të atit për të dëgjuar lajmet në tri televizione, kur ato ishin kudo njëlloj. “Ndonjëherë e marr babin në telefon kur jam duke ngrënë drekë për të folur dhe ai më thotë: “Çfarë je duke bërë?”. Po ha drekë, i them unë. “Po mbylle telefonin, ha një herë”, më thotë babi. Po jo, i them, sepse unë dua të kujtoj kohët e vjetra, më duket si dikur kur flisnim ndërsa hanim”, ka treguar Loris. Teksa shihte videomesazhin gazetari është përlotur në studio kjo edhe për shkak se e bija prej vitesh po jeton e studion jashtë e takimet e tyre janë më të rralla. “Çdo ditë në orën 2.30 uleshim të hanim drekë”,- ka treguar Xhaxhiu, i cili nuk i përmbajti dot lotët.