Gazetari ngacmon këngëtaren e re, Krusitën: Do ma bësh një të shpejtë…?
“Kënga Magjike” ka qenë eventi që është diskutuar shumë këto ditë dhe vëmendja e këngëtarëve dhe gazetarëve të showbizit ka qenë aty.“Thumb” nuk ka harruar as këtë edicion që të ngacmojë këngëtarët me pyetjet provokuese. Ka qenë gazetari i këtij emisioni, Klinton Zeqiraj, i cili është futur mes këngëtarëve të rinj duke i ngacmuar me pyetjet që i bënte lëmsh. Ai e nis me Krusitën së cilës i bën pyetjen: Më thanë që je grimiere, do ma bësh një të shpejtë? Po fjalën “grimiere” ai e thotë shumë shpejt me tendencë, që të hutojë këngëtaren, shkruan Panorama Plus. Më pas ai “është marrë” me këngëtaren italiane, se cilës i bënte pyetje duke bashkuar fjalë të ndryshe në italisht, por që në fund fjalia dilte e pakuptimtë.