
Gashi i propozon Adele pas divorcit: Një ditë do të martohem me ty!
Prej pak ditësh, këngëtarja e famshme Adele është beqare. Diva e muzikës dhe bashkëshorti i saj, Simon Konecki, u divorcuan pas tetë vjetësh së bashku dhe tre vjet martesë. Fakti që tani Adele nuk është e martuar, ka tërhequr vëmendjen e reperit të njohur shqiptar, Gashi.
Ai ka publikuar në “Instastory” një fotografi të këngëtares së famshme, kur bashkëngjitur me të shkruan: “Një do të martohem me ty!”. Ndërkohë kujtojmë se Gashi më herët është shprehur se ky do të jetë viti i tij, e mesa duket po ia del mjaft mire, shkruan Panorama Plus. Reperi shqiptar ka sjellë edhe hitin me reperin e famshëm G-Eazy, “My Year”, të cilin e performuan edhe në emisionin e Jimmy Fallaon.