Gabimi me photoshop/ Marina Vjollca gati t’i këpusë dorën Getoarit pas zhdukjes së barkut
Prezantuesja e “Klanifornia”, Marina Vjollca para disa ditësh postoi një foto ne makinë me bashkëshortin, Getoar Selimi, ndërsa niseshin për një udhëtim.
Foton e postoi në Instagramin e saj, ku mori shumë komplimente nga miqtë VIP.
Por syrit detajist të revista “Story” s’i ka shpëtuar pasoja e photoshopit të Marina Vjollcës në trupin e reperit, Getoar Selimi. Bashkë me zhdukjen e barkut të tij, Marina ia ka holluar aq shumë kyçin e dorës së majtë, sa për pak mund t’ia kishte këputur.
Dihet që gabimet në photoshop janë shndërruar në skandale edhe për yjet ndërkombëtarë, të cilët e kanë kaluar me sportivitet. /www.story.al