Futboll femra/ I ngriti kurth shoqes që t’i merrte vendin në formacion, zbulohet skandali tek PSG
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ekipin e femrave të PSG-së. Kheira Hamraui u sulmua para disa ditësh nga dy burra të maskuar dhe u plagos në këmbë. Policia ka ivenstiguar ngjarjen dhe ka zbuluar se personi që i ngriti kurth ishte shoqja e saj e skuadrës, Aminata Dialo.
Sipas mediave, Dialo i ngriti kurth shoqes së vet me qëllim që t’i zinte vendin në formacionin titullar. Lajmi u bë publik dhe nga faqja e klubit, të cilët dolën me një komunikatë mbi ngjarjen e ndodhur.
Paris Seint Zhermen konfirmon se Aminata Dialo është në mbikqyrjen e policisë pas sulmit ndaj një prej lojtareve të klubit. PSG është në mënyrë absolute kundër dhunës. Janë marrë masa që të sigurojnë shëndetin dhe jetën e të gjithë ekipeve të femrave.
Pas sulmit që pati nga dy burrat, Hamraui u largua për në shtëpi pikërisht me shoqen e vet Dialo.
Kheira Hamraui nuk luajti në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Real Madrid për arsye personale dhe vendin e saj e zuri pikërisht Dialo. Më vonë u zbulua e vërteta mbi skandalin.
PANORAMASPORT.AL