Fundi i rrugës për Rihannën dhe të dashurin miliarder, zbulohet arsyeja e ndarjes pas 3 vitesh lidhje
Duket se ky është fundi i rrugës për Rihannën dhe të dashurin e saj prej gati 3 vitesh, miliarderin Hassan Jameel.
Ndërsa një burim zbuloi për People arsyen e ndarjes së tyre.
“Jetët e tyre ishin shumë të ndryshme dhe ishte e vështirë të ruanin marrëdhënien,”– tha burimi.
Këngëtarja dhe Hassan ende nuk ka reaguar në lidhje me lajmin.
31-vjeçarja dhe biznesmeni saudit u panë për herë të parë së bashku gjatë pushimeve në Spanjë në qershor 2017 dhe kanë qenë shumë privatë në lidhje me marrëdhënien e tyre që nga ajo kohë.
Në qershor 2019, dyshja shijuan pushime romantike në Bregun e Amalfi dhe u fotografuan duke u puthur, buzëqeshur gjatë një dreke në Lo Scoglio në Nerano të Italisë.
Gushtin e kaluar, u panë duke bërë një shëtitje me nënën e Rihannës, Monikën dhe një nga vëllezërit e saj në Mason në Santa Monica.
Në një intervistë, këngëtarja pranoi se ishte shumë e dashuruar duke ju referuar ndjenjave për Hassan.
Kur u pyet nëse do fejoheshin Rihanna ju përgjigj gazetares: “Vetëm Zoti e di këtë. Ne bëjmë plane dhe Zoti qesh.”
Nuk dihet nëse do të ketë një rikthim për çiftin.