Ftesa e pazakontë, miliarderi kërkon 8 persona për të fluturuar me të në Hënë

Miliarderi japonez Yusaku Maezawa ka ftuar tetë persona të rastësishëm nga e gjithë bota, që të bashkohen me të për një udhëtim rreth hënës në fluturimin e sipërmarrësit Elon Musk në SpaceX.

Unë dua që njerëz nga të gjitha racat e prejardhjet, të më bashkohen, tha 51 vjeçari në një video në Twitter, ku ndau gjithashtu detajet e aplikacionit.

Për të gjithë do të paguaj udhëtimin, kështu që ata që do të vijnë në bord do të fluturojnë falas.

Misioni, i emërtuar “E dashura Hënë“ (Dear Moon), është planifikuar për t’u konkretizuar rreth vitit 2023.

Miliarderi Yusaku Maezawa është një sipërmarrës japonez i njohur edhe si koleksionist i arteve. Ai themeloi “Start Today” në 1998 dhe hapi faqen e internetit me pakicë të modës “Zozotown” në 2004, tashmë e shndërruar në më të madhen në Japoni.