Frymëzoi një film me historinë e tij, ndahet nga jeta “Partizani i vogël Velo”

Konstandin Ropi ose siç njihet ndryshe si “Partizani i vogël Velo” është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare.

Ropi mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi i u vranë prindërit nga forcat gjermane që kishin pushtuar vendin, dhe ai për të shpëtuar doli në mal bashkë me partizanët që në moshën 12-vjeçare.

Historia e tij frymëzoi një film të Kinostudios “Shqipëria e Re”, ku rolin e partizanit Velo e ka luajtur Petro Papakosta.

Konstandin Ropi ka një arsenal dekoratash të marra për veprimtarinë e tij në luftë, si: medaljen e trimërisë, medaljen e flamurit, ndërsa në Moskë ka marrë nga ish-presidenti rus Boris Jelcin dekoratën e luftëtarit kundër Nazizmit.