Francesco Totti në ‘Air Albania’ në mbështetje të Romës: “Do të jem në Tiranë”
“Ajo që pamë në Firence është një nga episodet e shumta arbitrale kundër Romës. Ne nuk jemi këtu për t’u ankuar çdo herë, por nëse VAR nuk i ndihmon arbitrat, bëhet gjithnjë e më e komplikuar. Nëse dje arbitri nuk mundi ta shihte as nga monitori bëhet më i vështirë për të gjithë”.
Francesco Totti, ish-kapiteni i Romës, i bëri komentet e tij, para prezantimit në Roma Termini të finales së Kupës së Italisë ‘Frecciarossa’, për të cilën ai është imazh. Gjithcka lidhje me polemikat arbitrale që ishin sfondi i sfidës së humbur nga Roma ndaj Fiorentinës dhe të lidhura me penalltinë e dhënë në favor të Violave në fillim të ndeshjes.
Totti ka folur edhe për merkaton e mundshëm të verdhekuqve dhe finalen e rëndësishme të Conference League: “Do të jem në Tiranë. U bë shumë kohë që nuk luajmë një finale të Kupës, është thelbësore për ne që të ngremë një trofe dhe do të shkojë atje me dëshirë për të luftuar deri në fund. Roma mund të përmirësohet me blerjet e duhura, të shënjestruara. Në skuadër është një nga trajnerët më të fortë në botë që di të menaxhojë dhe cilin duhet të blejë, familja Friedkin do të bëjnë gjithçka për ta kënaqur portugezin”.
Ish-kapitenit ka evituar me kujdes edhe një pyetje ngacmuese që sugjeronte rikthimin e tij në klub: “A përmirësohesh edhe me një drejtues të ri? Përmirësohesh gjithmonë vit pas viti. Me apo pa drejtues”.