FOTO+VIDEO/ “Zonja e fshehtë e Sulltanit”, mediat greke nuk i ndahen liderit turk: Kjo është e dashura modele e Erdogan

Gjatë një tubimi zgjedhor nga Erdogan, Defne Samieli u shfaq në krah të tij, duke treguar mbështetjen e saj. Gjithashtu thuhet se ka një marrëdhënie miqësore me zonjën e parë të Turqisë, Emine.

Konflikti i ashpër mes Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor ka bërë që mediat greke të jenë gjithmonë në sulm të presidenti turk, Erdogan. Së fundmi kanë shkruar për atë grua që ato e quajnë “zonja e fshehtë e Sulltanit”. Sipas mediave greke bukuroshja brune, Defne Samieli ka tërhequr vëmendjen në vitin 2014, pas thashethemeve që ajo ishte në një marrëdhënie liderin turk.

Raportohet se Defne u takua me Erdoganin pasi u divorcua nga burri i saj në 2011, me të cilin ishte e martuar që prej vitit 1995. Pak para zgjedhjeve vendimtare në mars, presidenti turk mësoi se një video rozë do të dilte në internet, në të cilën shfaqej ai dhe modelja bukuroshe.

Por aso kohe lideri turk, sipas mediave greke sulmoi rrjetet sociale duke bllokuar edhe Twitter-in.

Gjatë një tubimi zgjedhor nga Erdogan, Defne Samieli u shfaq në krah të tij, duke treguar mbështetjen e saj. Gjithashtu thuhet se ka një marrëdhënie miqësore me zonjën e parë të Turqisë, Emine.

 

“Në asnjë mënyrë Erdogan nuk dëshironte që këto thashetheme të arrinin në veshët e gruas së tij, me të cilën ka qenë së bashku për 38 vjet. Por shumë më tepër ai nuk donte të njolloste imazhin e familjes dhe burrit besnik që ka krijuar me mjeshtëri.”– shkruajnë mediat greke.

A.C/Dosja.al