FOTOT/ Xherdan Shaqiri në jaht me një grup femrash seksi, direkt pas ndarjes nga Dhurata Ahmetaj. Si nisi dhe mori fund brenda 1 viti historia që u zbulua nga “The Sun”
“Xherdan Shaqiri me pushime në jahtin luksoz, i rrethuar nga femra seksi” ishte kryetitulli i portaleve, aq më tepër që kjo arratisje e tij ndodhi direkt pasi u nda nga këngëtarja Dhurata Ahmetaj.
Të ishte një mënyrë ngushëllimi apo një festim i lirisë, kjo mbetet për t’u rrëfyer nga vetë futbollisti. Ndërkohë, ai i ka dhënë dhënë fund historisë së shkurtër të dashurisë me këngëtaren kosovare të Pop-it, një lidhje që u zbulua në muajin prill nga prestigjiozja “The Sun”.
“Xherdan Shaqiri ka gjetur një shpërqëndrim nga ndjekja e titullit të ndalur të Liverpulit, duke u takuar këto ditë me një yll të pop-it kosovar”, kështu e niste shkrimin e përditshmja britanike “The Sun”, dedikuar lajmeve për një lidhje të mundshme mes futbollistit të njohur shqiptar Xherdan Shaqiri dhe këngëtares Dhurata Ahmetaj. “Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, tani 28 vjeç, është lindur në Gjilan të Kosovës”, citonte më tej media britanike, duke i bërë edhe biografinë futbollistit të pëlqyer jo pak nga femrat.
Në fakt, distanca dhe xhelozitë kanë çuar në prishjen e kësaj marrëdhënieje e direkt pas vendimit, futbollisti nga Kosova nisi pushimet, ndërsa është fotografuar në një jaht luksoz me miqtë e tij në Detin Mesdhe, afër Formentera. Futbollisti shihej teksa argëtohej me miqtë, i rrethuar nga disa femra seksi, të cilat dukeshin se e kishin përqendruar të gjitha vëmendjen tek ai, ndërkohë që është prapë single. Ndonëse ai dhe Dhurata preferuan që të mos tregonin asnjë detaj lidhur me marrëdhënien e tyre, u zbulua se ata kishin një vit bashkë dhe ishin njohur nga miqësia e përbashkët.
Ata mbajtën një lidhje në distancë, megjithatë herë pas here gjenin mënyra si të ishin sa më pranë njëri-tjetrit. Xherdani, i cili jeton në Londër, e viziton shpesh Shqipërinë, por udhëtimet më të shpeshta drejt tij i bënte Dhurata. Historia e tyre mori fund në fund të korrikut. Ishte Dhurata ajo që nisi pushimet e para si vajzë single, por vendin zgjodhi ta mbante të fshehtë. Ndërkaq ylli i Liverpul së fundi më festoi titullin kampion. Tashmë edhe për futbollistin nisën ditët e relaksit, por këtë herë larg këngëtares. Lajmet për ndarjen e tyre u përforcuan edhe nga fakti që këngëtarja dhe futbollisti e kanë hequr njëritjetrin nga “Instagram”.
Mbetet për t’u parë nëse Dhurata Ahmetaj dhe Xherdan Shaqiri do të rikthehen, apo ishte thjesht një lidhje pasionante e momentit. Dhurata Ahmetaj, po ashtu 28 vjeçe, e nisi karrierën e saj publike qysh në vititn 2010, kur u paraqit në festivalin e muzikës për të rinj “Top Fest 7“, me këngën “Veç ty të dua“. Ajo vazhdoi të ishte prezente në festival, kur sërish në vitin 2011 ishte pjesë e “Top Fest 8“, ku u paraqit me këngën “Një natë“.
“Stars Down“ ishte kënga që Dhurata e prezantoi në “Zhurma Show Awards 2012“. Dhurata Ahmetaj karrierën e saj publike seriozisht e nisi në vitin 2013, nën menaxhimin e Bleros.
Panoramaplus.al